Olsen: Nuk u befasova nga Shqipëria

Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen ka theksuar se ai nuk është i befasuar nga fitorja e Shqipërisë ndaj Portugalisë, pasi thotë se tani diferenca mes ekipeve të mëdha dhe ato të vogla po nivelizohen ndjeshëm.

”Shqipëria është një vend me njerëz të apasionuar që u zien gjaku. Do të luajmë në një stadium të ri që besoj se do të mbushet plot dhe e dimë shumë mirë se sa zhurmë mund të bëjnë”.

”Ne nuk duhet të trembemi por të frymëzohemi për të dhënë maksimumin”.

”E pamë edhe në Kupën e Botës që mes skuadrave të mëdha dhe të vogla ka pak diferenca. Tani edhe ekipet e vogla e kanë rritur ndjeshëm nivelin e tyre duke afruar trajnerë ekspertë dhe lojtarë që aktivizohen në kampionate prestigjoze”, u shpreh trajneri i kombëtares Skandinave.

Lajme të ngjashme

Back to top button