Putin dhe Poroshenko bisedojnë për gjetjen e një zgjidhjeje në Ukrainë

Kremlini ka njoftuar se Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur të hënën përmes telefonit me Presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, lidhur me arritjen e një paqeje ndaj krizës në Ukrainën lindore.

Në deklaratë, zyra për shtyp thotë se : “dy presidentët kanë vazhduar diskutimet lidhur me hapat që duhet të ndërmerren për të arritur një zgjidhje paqësore në Ukrainën lindore dhe ky dialog do të vazhdojë”.

Putin ka propozuar një armëpushim që ka dhënë efekt më 5 shtator, por i cili është shkelur nga të dyja palët, në qytetin juglindor të Mariupol’it dhe afër Doneskut.

I ngarkuari i Organizatës për Siguri dhe bashkëpunim në Evropë, zvicerani Didier Burkhalter, ka thënë të hënën se armëpushimi nuk është i mjaftueshëm, duke shtuar se mes dy presidentëve, duhet dialog.

Lajme të ngjashme

Back to top button