“Fabrika” që krijoi botën moderne

“Pa laboratorët Bell nuk do të kishim elektronikë”. Gazetari Jon Gertner rindërton historinë e qendrës së kërkimeve ku, mbi të gjitha mes viteve 1925 dhe 1984 u ndërtua e ardhmja e botës.

Bota ashtu siç e njohim sot, është projektuar në pjesën më të madhe në vitet dyzetë, në një vend pakëz të “marrë”, ku mund të të ndodhte që të të përplaste një shkencëtar që nxitonte me motoçikletë: ishin laboratorët e Bell të Murray Hill në Nju-Xherzi dhe gjeniu që nxitonte me motoçikletë ishte Claude Shannon.

“Nëse kemi kompjuterë, CD, DVD dhe MP3, i detyrohemi atij: Shannon ishte i pari që mendoi se të gjithë informacionet mund të reduktohen në sekuenca bitësh dhe që 0 dhe 1-shat janë të asociueshëm me gjendjen ‘fikur’ dhe ‘ndezur’ në qarqet elektrikë”, shpjegon Jon Gertner, gazetar i The New York Times dhe autor i librit “Fabrika e ideve: Laboratorët Bell dhe epoka e madhe e novacionit amerikan”.

Gertner rindërton historinë e qendrës së kërkimeve ku, mbi të gjitha mes viteve 1925 dhe 1984 u ndërtua e ardhmja e botës: “Pa laboratorët Bell nuk do të kishim elektronikë: transistori u realizua aty në dhjetor të vitit 1947”. Në po të njëjtin muaj, një punëtor me emrin Doug Ring, në një memorandum të titulluar “Telefonia e lëvizshme: mbulimi i zonave të mëdha” sugjeroi një sistem radiofonie të formuar nga shumë antena me fuqi të ulët, të vendosura përgjatë në rrjeti hekzagonal, domethënë embrioni i telefonisë celulare.

Bill Gates ka thënë që, po të kish pasur një makinë të kohës, destinacioni i tij i preferuar do të kish qenë ai muaj, ai vit, ata laboratorë.
Sekreti i laboratorëve Bell? Monopoli i telekomunikacionit në kompaninë AT&T që mbulonte 90 për qind të territorit amerikan i bënte laboratorët Bell qendrën e kërkimit më të financuar të të gjithë kohëve./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button