Pritet të firmoset marrëveshja që Porti i Shëngjinit t’i jepet Kinës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë në datat 10 dhe 11 shtator, ku pritet që të firmoset kontrata për Portin e Shëngjinit që do t’i jepet me koncesion Kinës për 25 vjet.

Lajmi për vizitën në Kinë u konfirmua nga vetë shefi i Qeverisë shqiptare gjatë konferencës për mediat, mbajtur të hënën, lidhur me situatën e krijuar në Bankën e Shqipërisë.

Kryeministri Rama tha se gjatë takimit me homologun e tij kinez, zoti Li Keqiang, pritet të diskutojnë për disa projekte të rëndësishme në fushën e infrastrukturës, transportit e energjisë.

“Për këto projekte, kemi hapur kanalet e komunikimit, duke nënkuptuar këtu Portin e Shëngjinit”, tha Rama. Për vizitën zyrtare nuk ka asnjë ngutje apo nevojë për të mos e kryer këtë detyrim sipas agjendës së planifikuar, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button