Lyrical Son ‘s’e ka problem’

Rep artisit i njohur, Festim Arifi apo Lyrical Son siç njihet në masë, duket se pas muajit të mjaltit ka ardhur përplot energji, ndërsa për publikun e vet do të sjellë risin e radhës.

Reperi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’ ka lënë një mbishkrim i cili na bën me dije se ai së shpejti do të vijë me projektin e tij të ri i cili do të titullohet ‘S’e kom problem’, kështu të paktën ka shkruar Lyrical Son.

E ky mbishkrim më së shumti i ka bërë përshtypje fansave të tij të shumtë të cilët duket qartë se me padurim po presin projektin e ri nga i pëlqyeri i tyre. Ndryshe vlen të përmendet se ky sezon është mbuluar me këngë të cilat i ka shkruar reperi. Ai përveç se ka bërë këngë hite për shokët e Labelit të njohur P.I.N.T, ka shkruar edhe shumë këngë për këngëtarë të njohur të skenës, të cilat kanë rezultuar si këngë shumë të suksesshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button