Gjimnazi i Tetovës një nga shkollat më të mëdha në vend

Tre mijë nxënësit e Gjimnazit të Tetovës Kiril Pejçinoviq edhe këtë vit shkollor mësimet do ti ndjekin në pesë objekte të ndryshme. Edhe kësaj radhe nuk ka realizim të ndarjes së paralajmëruar të gjimnazit në dy subjekte juridike, më saktësisht në dy shkolla, për shkak të numrit të madh të nxënësve.

Ministri i arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademi, thotë se ky vit shkollor është i fundit ku mësimi zhvillohet në këto kushte.

„Gjimnazi i Tetovës është një nga shkollat më të madha të Maqedonisë. Komuna e Tetovës vec më ka ngritur procedurë për formimin e subjektit të ri, ose ndarjen e gjimnazit në dy subjekte. Kështu që, procedura vazhdon edhe më tutje. Qeveria duhet të jep pëlqimin dhe shpresojmë se deri në fund të vitit do të formohet një subjekt i këtillë”, deklaroi Ademi për REL.

Përveç procedurës formale, komuna e Tetovës nuk e ka zgjidhur çështjen se ku do të vendosen nxënësit nga e ashtuquajtura shkollë e re. Teuta Arifi paralajmëron se do të ndërtohet një objekt I ri.

„Sigurisht që për subjektin e dytë do të kërkojmë hapësira të reja, objekt të ri, duke pasur parasysh faktin se tani shfrytëzojmë objektin e një shkolle fillore. Vlerësoj se me një objekt të ri të shkollës së mesme në Tetovë do të mbylleshin të gjitha proceset dhe problemet në arsimin e mesëm”, deklaroi Arifi.

Nga ana tjetër, objekti ku tani zhvillohet mësimi është i vjetër, ministria dhe komuna harxhojnë mjete për renovimin e shkollës. Këtë verë janë harxhuar 250 mijë euro për përmirësimin e infrastrukturës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button