Të shikosh “live” luftën në Siri (Foto)

Mali Bental është pjesë e territoreve të fituara nga shteti izraelit në luftën e tetorit, 1973, kundër Sirisë, por që de jure akoma i takojnë Sirisë. Vendi strategjik ka pamje kundrejt disa fshatrave dhe qytezave në Siri, ku shumë izraelitë e shfrytëzojnë për të parë luftën civile atje.

Për disa nga të pranishmit, shikimi i konfliktit sirian ngjan me “atraksion sporti”, ndërsa disa të tjerë shprehen të shqetësuar për atë që ndodh dhe shohin.

Kjo nuk është hera e parë që izraelitët shikojnë luftën nga larg. Gjatë konfliktit në Gaza, poashtu një pjesë e madhe e tyre vështronin live bombardimet mbi Gazën, nga territoret e tyre./Fitim Dika, Portalb

 


Shikimi i disa rebelëve nga Mali Bental

 

Lajme të ngjashme

Back to top button