E fillojnë mbrapsht zvicra me shqiptarët

Përfaqësuesja e Anglisë ka arritur të triumfojë në sfidën e vështirë në udhëtim kundër Zvicrës.

Anglezët triumfuan 2:0 kundër Zvicrës së gjashtë futbollistëve shqiptarë.

Danny Welbeck shënoi të dy golat e Tre Luanëve. Së pari ai realizoi pas asistimit nga Raheem Sterling, teksa golin e dytë e shënoi në fundin e takimit.

Ndryshe, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Admir Mehmedi e Granit Xhaka luajtën titullarë për Zvicrën.

Dy të fundit u zëvendësuan, me Xhakën që i bëri vend Blerim Xhemailit në pjesën e dytë. Pajtim Kasami nuk e shijoi asnjë minutë në këtë sfidë.

Lajme të ngjashme

Back to top button