Katalonia kërkon pavarësi nga Spanja

Regjioni autonom në verilindje të Spanjës, Katalonia, ka 7.5 milion banorë dhe prej vitit 1714 i takon mbretërisë spanjolle. Ka policinë dhe qeverinë e saj, por 8% e prodhimit të saj bruto duhet t’ia dërgojë Madridit. Pikërisht kjo e fundit, do ishte arsye kryesore se pse katalonjasit në 9 nëntor do votojnë pro apo kundër pavarësisë, përkundër ndalimit me ligj nga ana e Madridit.

Sipas disa anketave, rreth 60% e banorëve do votonin për pavarësinë.

A janë katalonjasit komb?

Nacionalistët e Barcelonës thonë se kultura e tyre është më e vyer sesa e spanjollëve dhe se janë të ndryshëm prej tyre.

“Për katalonjasit është gjuha një përparësi ku na dallon prej kombeve tjera”, sqaron Teixdor, një katalonjas që është pro pavarësisë.

“Mund të flas çdo gjë me një spanjoll, por jo edhe për politikë”, thekson një banor tjetër nga Barcelona.

Por kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, thotë se Katalonia nuk është regjion i veçantë dhe as komb.  “Katalonia nuk mund të mbijetojë pa Spanjën”, janë disa nga deklaratat e tij publike.

Kolegu i tij në qeverinë e Barcelonës, Artur Mas, mendon ndryshe.

“Ne jemi prej mijëra vitesh komb më vete me identitet e histori”.

Tani mund të kuptohet lehtë se pse tifozët e El-Clasicos  urrehen mes veti.

Sipas shumë ekspertëve, votimi i së dielës në Skoci për pavarësi, do hapë Kutinë e Pandorës për shumë vende multietnike, jo vetëm në vendet e trazuara, por edhe në vetë BE-në, duke nisur nga Spanja, Italia, Belgjika dhe republikat ish sovjetike. /Fitim Dika, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button