Ndjekje dhe gjuajtje me armë në tentim për ti ndaluar emigrantët ilegal

Pesë persona janë arrestuar mbrëmë në një aksion të MPB-së, të cilët po ndihmonin  emigrantë ilegal, si dhe 28 nënshtetas të huaj të cilët kanë hyrë ilegalisht në Maqedoni, ndërsa vijnë nga Somalia, Siria dhe Pakistani. Në mesin e tyre ka pasur edhe fëmijë të moshës 5- 13 vjet.

Rreth orës 22 në rrugën Strumicë- Radovish, policia ka tentuar të ndalojë automjete me regjistra të Shkupit, por ato kanë refuzuar të ndalen.

Policia me qëllim ti paralajmëroj ka gjuajtur me armë zjarri, por automjeti nuk është ndalur. Atëherë një polic ka gjuajtur dhe ka goditur një emigrant ilegal. E gjithë kjo ishte vërtetuar pasi automjetet ishin stopuar në një pikë tjetër policore.

Emigranti ilegal i qëlluar është dërguar në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetë

 

Lajme të ngjashme

Back to top button