Itali, zbulohet rafineria e drogës së shqiptarëve me 35 kg heroinë

Policia italiane ka zbuluar sot një rafineri droge në qendër të qytetit të Padovës. Mësohet se gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy shtetas shqiptarë si dhe janë konfiskuar plot 35 kilogramë heroinë, si dhe 60 kilogramë të substancave që shërbenin për përzierien e heroinës.

Shqiptarët e arrestuar janë 25 vjeçari, Fatjon Muca dhe një tjetër minoren. Në laborator janë gjetur edhe peshore, përzjerës, ambalazhues e sende të tjera për përpunimin e drogës.

Arrestimet e policisë së Padovas vijnë si rezultat i hetimeve dhe monitorimeve të gjata, të gjithë banorëve të lagjes të Bassanello.

Bandën e kriminelëve e kanë tradhtuar pikërisht dritat e lëna ndezur 24 orë, si dhe zhurma e mikserave dhe përzjerësve me të cilën përpunononin heroinën.

Operacioni bliz u zhvillua në orën 12:30 të së shtunës, kur grupi I policisë shpqërtheu derën dhe hyri brenda në banesën, duke sekuestruar lëndën narkotike të sipërpërmendur, nga shitja e së cilës grupi criminal do të fitonte 7 milionë euro. Në banesë policia ka mundur të sekuestrojë edhe 25 mijë euro.

Hetimet për përfshirjen e personave të tjerë në rrjetin e këtij trafiku vijojnë.(Balkanweb)

Lajme të ngjashme

Back to top button