Durguti ngjitet plot 124 vende në ATP

Tenisti shqiptar nga Shkupi, Besir Durguti vazhdon të shijojë ngritje në ATP listën botëore, duke u radhitur tani i 1397, që ka bërë një kërcim për plot 124 vende më shumë. ATP lista botërore është publikuar sot, ku edhe më tutje atë e kryeson serbi Novak Gjokoviq, me 12,290 pikë, i përcjellë nga Rafael Nadal 8670 pikë dhe Roger Federrer 8030 pikë.

Paraqitje e suksesshme në turne të ndryshe dhe 4 pikët e fundit e fituara kanë bërë që Durguti të jetë më mirë i randhitur.
“Gjithsesi se jam i kënaqur nga arritja, kam punuar në vazhdimësi dhe kjo edhe solli frytin e duhur. Besoj se nuk do ndalem këtu, kemi dhe shumë punë e na presin edhe turne të ndryshme, ku shpresoj që të arrijë ngritje”, ka thënë për “Portalb”, Durguti.

Kjo është radhitja më e mirë e Durgutit në karrierë, ndërsa kjo erdhi si rezultat i paraqitjeve të mira në turneun e fundit në Ankara të Turqisë.
Nga tensitët tjerë të Maqedonisë, më mirë i radhitur është Tomisllav Jotovski që është i 628-ti, pastaj Dimitar Grabul 685, i 1243 është Stefan Micov dhe Shëndrit Deari është i 1304-ti në listë. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button