Kapiteni i Kosovës takohet me Shefqet Krasniqin (Foto Lajm)

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, pas fitores së parë ndërkombëtare kundër Omanit (1-0), ka ndarë kohë që ta vizitojë imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqin.

Burimet e Telegrafit thonë se Rashkaj është një pëlqyes i madh i ligjëratave të Shefqet Krasniqit, dhe për këtë arsye ka shprehur dëshirë që të njoftohet me të personalisht.

Ky i fundit e mirëpriti me shumë dëshirë atë në zyren e tij, teksa shpenzuan kohë bashkë duke biseduar për shumë çështje.

Ndër të tjera, imami i ka uruar atij për fitoren e madhe ndaj Omanit, si dhe i ka dëshiruar fat në ndeshjet tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button