Të ardhurat e klubeve të ‘Serie A’

Shumë skuadra të ligës italiane ‘Serie A’, në afatin kalimtar morën dhe shitën lojtarë të ndryshëm. Mirëpo, cili është bilanci i tyre deri tani dhe cili ekip përfiton më së shumti?

Portali i mirënjohur italian ‘Football-italia.net’ ka arritur që ta analizojë situatën e ekipeve më të mira të ligës italiane ‘Serie A’, dhe ka arritur me një përfundim për secilin ekip se sa janë të ardhurat e tyre.

Lojtarë të ndryshëm janë afruar dhe larguar nga klubet italiane, mirëpo cilat nga këto ekipe kanë përfitime më të mëdha gjatë një edicioni?
Skuadra e Juventusit është klubi me të ardhurat më të mëdha gjatë një edicioni, teksa Interi dhe Roma viteve të fundit i kanë rritur të ardhurat e tyre, ndërsa Milanit gjithnjë e më shumë po i ulen të ardhurat.

Juventus

Juventusi edhe në edicionin e ri mendon se të ardhurat do të rriten edhe më shumë. Në edicionin e ri 2014-15, Juventusi pret që të ardhurat të jenë diku rreth 270-280 milionë euro në edicion, teksa do të ketë edhe bonuse të tjera në qoftë se ata e kalojnë fazën e grupeve. Bonusi për ta kaluar fazën e grupeve për skuadrën kampione të ligës italiane ‘Serie A’, do të jenë 50 milionë euro.

Inter

Presidenti i Interit, Erick Thohir, ka thënë se qëllimi i tij është t’i rrisë të ardhurat e klubit. Ai deri tani ka arritur një gjë të tillë duke i rritur të ardhurat e ‘zi e kaltërve’ në 190 milionë euro.

Milan

Nga ana tjetër, ekipi rival i Interit, Milani, të ardhurat viteve të fundit i ka pasur më të mangëta. Ata në edicionin e ri pritet të fitojnë diku rreth 200-210 milionë euro për shkak se nuk marrin pjesë në garat evropiane në edicionin e sivjetmë.

Skuadrat tjera

Napoli u eliminua nga Liga e Kampionëve në kualifikimet e play-offit, pasi ishin spanjollët e Athletic Bilbaos ata që triumfuan, duke e rrëzuar Napolin në Ligën e Evropës. Të ardhurat e tyre priten të jenë diku rreth 120-130 milionë euro. Pasi Napoli humbi 50 milionë vetëm nga eliminimi i Ligës së Kampionëve, ka përfituar Roma e cila është e kualifikuar në fazën e grupeve të ‘Championsit’, teksa pritet të arkëtojnë diku rreth 175-180 milionë euro. Klubi i Veronës nga klubet e vogla impresionon më së shumti, duke arkëtuar 50 milionë euro, ndërsa Empoli pritet të arkëtoj këtë edicion rreth 25-30 milionë euro nëse nuk bien nga liga e parë e Italisë.

Borxhet e italianëve

Skuadra e Interit është skuadra që ka borxhe më së shumti për edicionin 2012-13, diku rreth 74 milionë euro, më shumë se dyfishi i vendit të dytë, Udinese, që ka borxh rreth 40 milionë euro. Borxhi i Milanit është 26-të milionë euro, i Romës 23 milionë euro, i Juventusit 15 milionë euro, ndërsa i Napolit 10 milionë euro./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button