Armëpushimi nuk ndal sulmet e separatistëve pro-rusë në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka bërë të ditur se ai ka urdhëruar që qyteti luglindor i Mariupol’it, të mbrohet duke përforcuar atë vend me tanke, raketa hedhëse dhe mbrojtje ajrore.

Në një fjalim më Mariupol sot, Poroshenko ka thënë se Ukraina nuk i’a jep vendin e tij askujt.

Pavarësisht arritjës së një armëpushimi, trupat ukrainase janë sulmuar nga rebelët pro-rusë në skajin lindor të Mariupol, një qytet që ka gjysmë milioni banorë në Detin e Azov.

Një grua civile e cila është vrarë më 7 shtator në këtë vend, shënon vdekjen e parë, prej se është arritur marrëveshja për armëpushim mes Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë më 5 shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button