Duka uron të gjithë shqiptarët për fitoren

Presidenti i FSHF-së tha se pa marrë parasysh sa paguhen futbollistët e kombëtares nuk marrin shpagimin për gëzimin që i dhanë të gjithë shqiptarëve.

Ndër më të gëzuarit dhe si rrallë herë i emocionuar ka qenë presidenti i Federatës shqiptare të futbollit (FSHF), Armand Duka pas fitores së Shqipërisë në Aveiro ndaj Portugalisë nikoqire (1:0).

“Uroj ta shijojmë të gjithë shqiptarët këtë sukses. Ta gëzojmë këtë fitore. Ka kohë që nuk shkojmë askund për zero pikë, kjo lloj pune shpërblehet si me Norvegjinë, por kjo e sotmja ishte më e mirë, më e rëndësishme ndaj një ekip i madh si Portugalia dhe është loja e parë kualifikuese, të mban me shpresë për të luftuar”, tha Duka për Super Sport.

Ai kishte thënë para ndeshjeve se objektivi është kualifikimi? “Ky është grup shumë i vështirë, grup që nuk mund të parashikosh asgjë, ne kemi tani një nga kundërshtarët më të vështirë të radhës si Danimarka. Uroj të kemi lojtarët pa dëmtime dhe të konkurrojmë e të promovojmë atë me një tri pikësh”.

Para lojës ishte folur për premio të mëdha në rast të fitores, rreth 10 mijë euro. “Ashtu si kam besuar në një rezultat, do të isha i kënaqur edhe me një barazim, De Biasi iu tha lojtarëve sot se nuk kam ardhur të vë autobusin para porte. Ata djemtë kanë besuar te fitorja. Ajo që i kam thënë skuadrës është se sado parash të ju japim nuk iu shpërblejmë gëzimin që na dhatë neve dhe të gjithë shqiptarëve. Premiot janë një faktor, por nuk i kemi diskutuar shifrat, djemve iu kemi treguar se për çfarë luajnë. Gëzim është i pa fund, ajo që më gëzon është se skuadra është e bashkuar”, tha Duka, i cili nuk harroi të uronte Balajn, tek i cili pranoi se nuk kishte besuar shumë.

“I uroj të gjithë shqipotarët të shijojnë fitoren e sotme”, përfundoi i pari i futbollit shqiptar.

Lajme të ngjashme

Back to top button