Najçevska për grevën e arsimtarëve: Legjitime nëse pushteti nuk ka vesh për kërkesa

Propozim ndryshimet në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm janë kundër kushtetuese andaj edhe duhet të kontestohen para Gjykatës. Aktivistja për të drejtat e njeriut Mirjana Najçevska vlerëson se situata e krijuar me propozim ndryshimet dëshmon dy gjëra:

‘Në Maqedoni ekziston ose moskuptimi total për atë se çfarë është demokracia dhe çfarë nënkuptojnë institutet demokratike ose thjeshtë jemi thelluar aq shumë në diktaturë saqë më nuk perceptojmë as shkeljen e të drejtave elementare të njeriut’, tha Mirjana Najçevska për Alsat M.

Najçevska thekson se greva është formë legjitime e shprehjes së pakënaqësisë së punëtorëve kur pushteti nuk ka vesh për kërkesat e tyre. Sipas saj të gjitha shtetet që kanë ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare, ku greva identifikohet si e drejtë legjitime, nuk lejojnë një formë të ngjashme të shkeljes së saj.

Propozim  ndryshimet në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm janë të propozuara me procedurë të shkurtuar dhe janë në rend dite në seancën e nesërme të parlamentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button