Pagat në administratë nuk u rritën, ministri Ivanovski hesht

Ministri i Shoqërisë Informatike Ivo Ivanovski i është shmang pyetjes së gazetarëve për mos rritjen e pagave të administratës as këtë vit.

‘Nëse mundet në ndonjë rast tjetër. Nesër përsëri do të kemi ngjarje’, tha Ivo Ivanovski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Heshtje edhe në Lidhjen e Sindikatave por edhe nga vet zv/kryeministri Stavrevski. Në programin parazgjedhor të VMRO DPMNE-së thuhej se pagat e para me 5 për qind rritje do të fillojnë të merren në tetor.

‘Premtimi i kësaj natyre nuk është risi në programet parazgjedhore të VMRO DPMNE-së, pasi të ngjashme premtime ka pasur edhe më herët, por pa ndonjë rritje të konsiderueshme pagash.

Lajme të ngjashme

Back to top button