Zaev: Maqedonia u bë një shtet i gjymtë

Lideri opozitar Zoran Zaev në shënimin e ditës së pavarësisë ka hedhur kritika për mënyrën se si është duke u qeverisur aktualisht vendi.

Zaev ka bërë pyetje retorike nëse gjendja aktuale ishte ajo për të cilin kishin ëndërruar e punuar luftëtarët e Ilindenit dhe anëtarët e KAÇKM-së. Ai ka thënë se janë zhgënjyer të gjithë ata qytetarë që i thanë po referendumit për pavarësinë e vendit para 23 vjetësh.

“Vendi i shpresës u bë vend i mungesës së shpresës. Nga një vend për të gjithë qytetarët, Maqedonia u bë parajsë për individët. Nga vend i liruar nga shtypësit e huaj, Maqedonia u bë një vend i zënë nga shtypësit e brendshëm. Për 13 vjet, Maqedonia është e varur nga patriotizmi i rremë. Nga një vend që qëndron në këmbët e shëndetshme, Maqedonia u bë një shtet i gjymtë”.

Zaev ka përmendur kontributin për shtetësinë të bërë nga Partia Socialdemokrate, të cilën e udhëheqë aktualisht.

“Ne kemi ndërtuar institucionet shtetërore. Vendi e kemi bërë anëtar të denjë të Kombeve të Bashkuara. Përveç të gjitha sfidave rajonale, ruajtëm paqen në vend, kur ai ishte kërcënuar paqen në vitin 2001.

Vetëm katër vjet pas luftës, Maqedoninë e patëm sjellë në portat e vendit kandidat për në BE, së bashku me Kroacinë. Kemi qenë udhëheqës në perspektivën Euro-Atlantike dhe një shembull i marrëdhënieve të pjekura ndëretnike dhe bashkëjetesës së suksesshme”, ka deklaruar Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button