Vendosen lule para përmendores “Heronjtë e rënë për Maqedoninë”

Delegacione të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. përfaqësues të zyrës ë Presidentit të Republikës së Maqedonisë, të Qytetit të Shkupit, partive politike, komunave, përfaqësive të huaja dhe shoqatave qytetare, sot për nder të festës së madhe shtetërore, 8 Shtatorit, vendosën lule para përmendores “Heronjtë e rënë për Maqedoninë”.

Sot shënohen 23 vite nga referendumi i mbajtur me sukses, në të cilin qytetarët u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran. Shumica absolute, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, pozitivisht iu përgjigjën pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.

Referendumit i parapriu Deklarata për pavarësi të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shume partiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991. Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator të vitit 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button