fbpx

Pse dështoi Fan Noli në politikë?

Përkthyes i pazëvendësueshëm, publicist, historian, themelues i kishës shqiptare ortodokse në kohën kur luftohej nga Greqia, i shkolluar në Harvard, njohës i gati dhjetë gjuhëve botërore, Fan Noli nuk arriti të jetë politikan i suksesshëm. Sipas një anekdote, thuhet se në momentin kur e rrëzuan nga pushteti gjashtëmujor, 1924, ishte duke luajtur piano në vendin ku arrinte majat e prapambeturisë artistike.

Si ishte e mundur kjo?

Jo gjithmonë mençuria i bën njerëzit politikanë të zotë e të suksesshëm, aq më pak kur urrejnë populizmi dhe kanë personalitet introverte(introversion). Por vetë Noli, në një shkrim të tij, publikon arsyet e dështimit të tij në skenën politike. Në një dorëshkrim të tij, Vetë-Kritikë, ai rëndit disa nga arsyet e dështimit, me sa vijon:

 

-Nuk kisha aftësi për të krijuar leaderë në shtabet partiake, përkundër imponimit tim
-Isha i izoluar në kohën kur duhej të dilja më shpesh në publik
-Pazotësia për intriga, duke ndjekur me pedantizëm planprogramin partiak.
-Lojalitet absurd ndaj personave të korruptuar dhe jo-besnik, si ndaj Faikut, Mehmetit, Andonaqit e Kristos.
-Tepër mistik në një vend pa fe.
-Tepër letrar në një vend që s’lexon.
-Yryshe duke mbyllur sytë.
-Nuk isha Menschenkenner (njohës i prapavija të tyre)
-Kur jepja urdhra si kryeministër, shqiptarët s’dëgjonim. Përkundër, më jepnin mua.

Kjo tregon më së miri se politika vërtet ka anët e saj të errëta dhe se shpesh e kundërta e Nolit, sjell sukses, por kjo e kundër është mynxyrë ndaj popullit./Fitim Dika, Portalb

Për punimin e këtij shkrimi, u shfrytësua libri “Demokracia e rrethuar” nga Arben Puto.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close