Pavarësia dhe makthi për emrin, Ivanov akuzon Greqinë

Në Greqi nuk ekziston dëshirë, as interes të ballafaqohen me problemin për emrin që ata e krijuan, tha presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov mbrëmë në intervistën për Radiotelevizionin e Maqedonisë, me rastin e Ditës së pavarësisë.

Sipas presidentit Ivanov, kontesti për emrin aspak nuk është në agjendën në Greqi, për shkak se ajo nuk pëson nga ky kontest. “Për gjithçka që nga ana jonë ishte iniciuar dhe ndërmarrë, shohim se nga ana e tyre nuk ka interes, por kohë pas kohe paraqiten vende të interesuara të cilat dëshirojnë të përfshihen në këtë dhe t’i japin dinamika të ndryshme tërë procesit. Ky është realiteti,  edhe pse duam që gjendja të jetë tërësisht më ndryshe, duhet të ballafaqohemi se ndonjëherë gjeneratat të cilat vijnë i sjellin ndryshimet. Shikoni në tërë Ballkanin kemi elita të reja, pas rënies së murit të Berlinit erdhën elita të reja. E shikoni retorikën që e përdorin, mënyrën e tyre të sjelljes. Por, të shpresojmë se do të ndryshohen punët dhe se ne si vend i cili ka të drejtë në dinjitet të vet duhet të ekzistojmë në atë që është e jona dhe për të cilën gjeneratat kanë dhënë jetën, gjenerata atdhetarë – të jemi shteti ynë, si realitet i ri të pranohemi edhe nga fqinjët tanë dhe nga bota e përgjithshme”, tha presidenti Ivanov.

I pyetur për qëllimet strategjike të vendit, 23 vjet nga pavarësia e saj, presidenti me qëndrim – BE dhe NATO mbesin përcaktim për Republikën e Maqedonisë. “Që nga pavarësia jonë qëllim strategjik është të jemi anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, ashtu që kjo mbetet si përcaktim i ynë dhe ne tentojmë të gjitha obligimet tona të ndërmarra t’i realizojmë dhe të bëhemi pjesë e kësaj”, tha shefi i shtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button