SHBA uron Maqedoninë për ditën e pavarësisë

 “Në emër të presidentit Obama dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara, përgëzoj qytetarët e Republikës së Maqedonisë për ditën e pavarësisë, 8 Shtatorin. Popullata e shumëllojshme e Maqedonisë është burim fuqie që vazhdon të ofrojë ide, energji, dhe motivim për të lëvizur Maqedoninë dhe rajonin përpara”, thuhet mes tjerash në urimin e sekretarit të SHBA-ve, John Kerry.

“Shtetet e Bashkuara me krenari kanë mbështetur zhvillimin dhe tranzicionin e Maqedonisë gjatë 23 viteve të kaluara. Ne vazhdojmë të qëndrojmë të përkushtuar për t’i ndihmuar Maqedonisë të përforcojë sundimin e ligjit, të promovojë lirinë e mediave, dhe të ndërtojë baza të fuqishme demokratike për shoqëri gjithëpërfshirëse, multietnike.  Ne përgëzojmë qytetarët e Maqedonisë për të gjitha të arriturat që nga pavarësia juaj. Ne zotohemi të vazhdojmë punën tonë të përbashkët drejt një ardhmërie demokratike, të sigurt dhe përparimtare”, thuhet në fund të urimit të sekretarit të SHBA-ve, John Kerry që dërgohet nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button