30.000 sirianë kanë lindur në Turqi

Prej fillimit të konfliktit në Siri përpara tre vitëve, 1,370,000 sirianë kanë lëshuar vatrat e tyre për në Turqi. Deri tani në vendin turk janë ndërtuar 24 kampe me sirianë, në provinca të ndryshme të Turqisë, por më së shumti në rajonin juglindor.

Prej gjithë këtyre refugjatëve, ka pasur rreth 30.000 lindje të reja vetëm në Turqi, njoftojnë mediat turke, transmeton Portalb.

Sipas UNICEF-it, 5.5 milionë fëmijë janë prekur nga kriza e Sirisë, ndërsa rreth 10.000 të tjera kanë vdekur dhe 8000 të tjerë kanë humbur prindërit. /F. Dika, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button