Zvicrës i mungojnë 30 mijë ekspertë të informatikës

Ky është parashikimi i Shoqatës Profesionale të Specialistëve të IT-së. Deri në vitin 2022 Zvicrës do t’i mungojnë rreth 30 mijë profesionistë të informatikës.

Sipas një studimi të kryer kohët e fundit, ekonomia zvicerane është e kërcënuar nga mungesa e madhe e punëtorëve të kualifikuar. Një total prej 33 mijë ekspertëve kompjuterikë do t’i mungojnë Zvicrës deri në vitin 2022.

Ky parashikim i ri tejkalon atë të fundit, në të cilin është thënë se Zvicra ka nevojë për 25 mijë punëtorë të kualifikuar të IT-së, citon “SonntagsBlick”.

Pavarësisht emigracionit apo «blerjes» së punëtorëve të huaj, shumë profesione nuk mund të rekrutohen në Zvicër. Që nga viti 1999 ekonomia zvicerane ka krijuar më shumë se 1.600 kurse të zanatit në këtë fushë.

Zvicra aktualisht ka rreth 300 mijë njerëz që janë të punësuar në sektorin e shkencave kompjuterike dhe të komunikimit (IKT), që është mbi 40 për qind më shumë se më 2001.

Lajme të ngjashme

Back to top button