Si e paraqitën mediat botërore fitoren e Shqipërisë

Jo vetëm lojtarët në fushë dhe tifozët në stadium, por e gjithë Portugalia ka mbetur e shokuar nga ai supergol i Bekim Balës që i dha fitoren Shqipërisë në Averio.

Për mediat portugeze të cilat ishin përgatitur për një nisje të mirë të këtyre eleminatoreve, rezultati 0-1 ka qenë “e pabesueshme”. Me këtë frazë hapet gazeta më e madhe sportive portugeze ‘A Bola’ e cila ka si foto kryesore kapitenin Nani të dëshpëruar.

Ndryshe nga Ronaldo, i cili është një lojtar i cili i jep fitoren skuadrës, Nani nuk arriti të bëjë asgjë. Në fund të ndeshjes, kapiteni i Portugalisë në këtë sfidë ka deklaruar se ishte një rezultat i paparashikuar, por ka dhënë garancinë se kombëtarja do të kualifikohet.

Në të njëjten linjë ka qenë dhe mesfushori tjetër Mutinjo për të cilin kjo humbje ka qenë e paimagjinueshme. Fitorja 0-1 e Shqipërisë në Aveiro është pasqyruar edhe në media të tjera europiane të cilat kanë vendosur pothuajse të njëjtin titull: “Shqipëria shokon Portugalinë”.

“Shqipëria trondit Portugalinë”, ka qenë titulli i të përditshmeve “Goal”.
Në anën tjetër edhe mediumi më i madh botëror BBC, ka shkruar për lojën e djemve shqiptarë, duke e nisur lajmin mbi kualifikimet evropiane me Shqipërinë.

“Shqipëria e renditur e 70-ta në botë, e mund gjysmëfinalisten e kupëve evropiane, Portugalinë”, shkruan mes tjerash BBC./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button