Trazohet Stambolli, protesta dhe përleshje me policinë pas vdekjes së 10 personave (VIDEO)

Policia e Turqisë është përleshur me qindra protestues sot në Stamboll duke hedhur gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj tyre . Protestuesit e dhunshëm dolën në lagjen Mecidiyekoy duke shprehur revoltën e tyre për vdekjen e 10 personave në aksidentin e ashensorit.

Protesta ne Stamboll, 07.09.14 Foto- AFP
Protesta ne Stamboll, 07.09.14 Foto- AFP

Ata thonë se punëtorët nuk kanë aspak siguri ndërsa këtë aksident e quajtën një Soma të dytë, ku humbën jetën qindra minatorë.

“Kjo është vrasje nuk është aksident” kanë bërtitur sot protestuesit shkruan RT, transmeton Portalb.

Më shumë se një mijë njerëz protestuan duke thënë se kjo qeveri nuk u mundëson siguri në punë ndërsa dhe rrogat janë të ulta.

Shkaqet e aksidentit ku ashensori ra mbi 10 persona ende mbeten të panjohura. Raportohet për persona të arrestuar ndërsa protestat janë shuar brenda disa orëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button