Bezdisësi i gazetares u braktis nga e shoqja dhe 2 djemtë

Olger Zylfi, 56-vjeçari që u arrestua dy ditë më parë pasi ishte dënuar me 2 vjet burg për kërcënimin e përndjekjen e gazetares Denada Dajlani, prej 7 vitesh jetonte i vetëm, i braktisur nga të gjithë të afërmit. Edhe pse nuk kishte qenë i dënuar më parë për ndonjë vepër penale, vazhdimisht ishte dyshuar si person që ngacmonte femra shumë më të reja në moshë se ai.

 Madje edhe divorci i kërkuar nga ishbashkëshortja e tij, Xhilberta Bylyku, 50 vjeçe, bazohej me dyshimet e saj se i shoqi e tradhtonte. Pas divorcit, dy djemtë e Zylfit, Sigfridi dhe Françesko, kishin preferuar të jetonin me të ëmën, madje kishin shkëputur të gjitha kontaktet me të.

Djali i madh i tij, Sigfridi, 25 vjeç, ka përfunduar studimet për Inxhinieri Elektrike në Itali dhe aktualisht jeton dhe punon në Bergamo bashkë me të vëllain, i cili po ashtu vazhdon studimet atje. Ndërsa edhe ishbashkëshortja e tij prej dy vitesh është larguar nga Elbasani, ku kishte jetuar më parë me të shoqin dhe fëmijët, dhe aktualisht ndodhet në Itali.

 I braktisur nga të gjithë të afërmit, të cilët nuk e donin më afër që pasi mësuan akuzat zyrtare ndaj tij, më pas edhe vendimin e dhënë në mungesë nga Gjykata e Tiranës, Olger Zylfi tashmë jetonte i vetëm.

Vetëm me 8 klasë shkollë dhe i konsideruar si person me luhatje të vazhdueshme humori, qëndronte i fshehur nga drejtësia në një banesë me qira në kryeqytet dhe kryesisht jetonte me paratë që u kërkonte borxh fqinjëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button