Gazeta serbe “Kurir” humb gjyqin nga polici preshevar Arben Shahini për tekstin “Vehabiu në policinë serbe!”

Gazeta ditore “Kurir”, me datë 19 prill të vitit 2012 kishte shkruar një artikull me titull “Vehabiu në policinë serbe”, duke akuzuar policin preshevar që punon në vendkalimin kufitar të Preshevës me Maqedoninë Arben Shahin si pjestar të lëvizjes vehabiste, transmeton presheva.com.

Kjo gazetë atë kohë kishte shkruar polici Shahini, që punon rreth pesë vite në policinë multietnike në Preshevë, ka fillua të sillet çuditshëm dhe me agresivitet vitin e fundit. Kolegët e tij polic serb, sipas kësaj gazete, transmeton presheva.com, po frigoheshin se kolegu i tij shqiptar mund ti hedhë ata në erë, duke mos ditur se si të veprojnë me të pasi edhe nuk guxojnë ta suspendojnë për shkak të presionit të madh të politikanëve lokal shqiptar.

Kjo gazetë kishte shkruar në artikullin e saj se “Verës, kur edhe numri më i madh i turistëve kalon kufirin, bukvalisht ai para rampës kishte vendosur një qilim dhe po i lutej zotit. Kjo ka qenë e pakëndshme, ka irituar njerëzit. Eshtë dashur ta largojmë nga aty, që së paku të mos i kontrolloj pasaportat” ka thënë një burim i gazetës.


Gazeta si mbititull kishte cituar lajmin si SKANDAL NË PRESHEVË, si nëntitull ka qenë e “bindur” se Arbeni është pjestar i lëvizjes vehabiste dhe se MUP-i serb dyshon se ai është terrorist.

Vendimi i gjykatës së apelit, një kopje të cilën e posedon redaksia e presheva.com, ka hedhur poshtë ankesën e gazetës “Kurir” nga Beogradi, edhe atë të Sasha Milovaniq nga Beogradi dhe Jelena Velinoviq nga Beogradi, duke i quajtur si të pa bazuara duke vërtetuar vendimin e gjyqit të lartë në Beograd të datës 18.12.2013.

Me vendimin e gjyqit të lartë në Beograd të datës 18.12.2013, ka marrë vendim që kjo gazetë është e detyruar që paditësit ti paguajnë dëmet jomateriale për shkak të dëmtimit të reputacionit, nderit dhe të drejtave personale me vlerë prej 100.000 dinarë, me interes të kamatës prej datës kur gjyqi ka marrë vendimin.

Kjo gazetë është e obliguar që këtë vendim të gjyqit ta publikoj edhe në gazetë edhe në verzionin elektronik në internet.

Lajme të ngjashme

Back to top button