Serbët e Kosovës nuk dalin në zgjedhje, e duan ‘shtetin e vet’

Kryetari i komunës (paralele) të Zveçanit Dragisha Miloviq ka thënë se serbët nga veriu Kosovës nuk do të dalin në zgjedhjet e 3 nëntorit që i organizon Prishtina. 

Ai ka shtuar se serbët duan të jetojnë në shtetin vet dhe se për këtë arsye ata, bashkë me serbët e tjerë të Kosovës, e kanë themeluar “kuvendin serb autonom të Kosovë e Metohisë”.  

“Nuk e kemi bëtë këtë për inati dhe në kundërshtim me Kushtetutën të Serbisë” ka thënë ai dhe ka shtuar se Beogradi dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të ofrojnë zgjidhje më të drejtë e më të mira për serbët e Kosovës”, ka thënë Miloviq për B92 dhe ka shtuar se shqiptarët po e zbatojnë në mënyrë selektive Marrëveshjen e Brukselit.

Këto komente ai i bëri në kremtimin e ditës së komunës së Zveçanit, e cila u themelua para 22 vjetësh, në kohën e regjimit të Slobodan Milosheviqit, transmeton Koha net.  

Lajme të ngjashme

Back to top button