Qeveria vendosi, veturat me standardin Euro 3 do të mund të importohen deri në qershor 2015

Qeveria e Maqedonisë, siç theksoi sot zëdhënësi i saj, Aleksandar Gjorgjiev, vendosi të shkurtohen afatet për mundësi për importin e  makinave të vjetra me standard të motorëve EURO 2 dhe EURO 3.

Automjetet me standard të motorit EURO 3 do të mund të importohen më së voni deri më 30 qershor të vitit 2015, ndërsa nga 1 korriku i vitit 2015 importi i makinave do të jetë i mundshëm vetëm nëse të njëjtat e plotësojnë normën minimale standardin të motorit EURO 4.

Ai tha se përqindja e autobusëve me standard EURO 2 është rritur nga 20 për qind në 55 për qind, gjegjësisht nga 77 në 274 automjete, përqindja e autobusëve me standard EURO 3 është 13 për qind, gjegjësisht numri i automjeteve është rritur për rreth 20, përqindja e autobusëve me standard EURO 4 është 3 për qind, derisa përqindja e autobusëve me standard EURO 5 është 1 për qind.

Në seancën e fundit Qeveria, siç tha, mori qëndrim politik se nevojitet të mundësohet import i autobusëve dhe minibusëve të cilat kanë standard EURO 3, në afat të kohëzgjatjes jo më gjatë se një vit nga dita e sjeljes së ndryshimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button