LSDM : Qeveria të tërheq ndryshimet në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm

LSDM kërkon nga qeveria që me urgjencë të tërheq ndryshimet në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm pasi janë jo kushtetuese, jo demokratike dhe  shkelin të drejtat e punëtorëve. Sipas tyre ky precedan i radhës i qeveris është kundër Konventave ndërkombëtare. Me këtë sipas partisë së Zaevit, Gruevski tregon se frikohet nga pakënaqësia e mësimdhënësve të cilët me vite marrin premtimet e njëjta boshe.

“Me këtë hap, qeveria tregoi se frikohet. Frikohet nga pakënaqësia në arsim. Frikohet nga mësimdhënësit e dëshpëruar të cilët me vite i gënjejnë me premtime të vazhdueshme që mbesin në letër. Qeveria frikohet nga revolti që krijoi politika e tyre me kaosin në arsim. Të ballafaquar me paralajmërimin për grevë serioze në arsim, qeveria vendosi të aplikojë masën e dëshpërimit: të parandaloj grevën  legjitime dhe të kërcënoj me zëvendës-mësues. Gruevski zbaton padrejtësi të re ndaj punëtorëve. Të pa aftë për të zgjidhë problemet, i frikësuar nga pakënaqësia, tenton  të krijoj mundësi ligjore për të heshtur ata që dëshirojnë të ngrenë zërin kundër pasojave nga politikat e tij”, tha Oliver Spasovski, LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button