Ndërroi jetë njëri nga personat e plagosur në Haraçinë

Njëri nga 4 personat e plagosur rëndë në incidentin e fundit në Haraçinë M.B (19), sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë.
Dy të tjerët të plagosur dhe nëna e tyre janë lëshuar në shtëpi. Gjendja e tyre shëndëtësore është e mirë.

Incidenti ndodhi disa ditë më parë kur dy persona ishin zënë njëherë verbalisht, e më pastaj kishin shtyer me armë zjarri në katër bashkëfshatar të tyre.

Pas masave të ndërmarra janë identifikuar personat që kishin marrë pjesë në incident dhe janë arrestuar; N.S (50), R.s (45) dhe G.S (42) nga fshati Haraçinë, ndërsa tre persona tjerë janë në kërkim.

Lajme të ngjashme

Back to top button