SASHK: Ministri manipulon me deklarimet se ligji nuk cenon të drejtën e grevës

Sindikata e arsimit, shkencës dhe kulturës, qëndron në kërkesën që të ndërpritet procedura për sjelljen e ndryshimeve të ligjit në arsimin fillorë dhe të mesëm që kanë të bëjnë me grevën.

“Sindikata edhe këtë radhë tregon për thyerjen të Kushtetutës, ligjit për marrëdhënie të punës dhe konventat ndërkombëtare. Në mënyrë të vetëdijshme ose jo Ministria e Arsimit manipulon me deklarimet se ndryshimet në ligj nuk cenojnë të drejtën e grevës”, thuhet në komunikatën e Sindikatës.

Nëse sillen ndryshimet e ligjit për arsim fillorë dhe të lartë që tani më janë në procedurë parlamentare, atëherë Sindikata do të ndërpresë çfarë do lloj bisedimesh me Ministrinë e Arsimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button