Ja mënyrat se si ta forcojmë besimin tonë

Në Islam, ekzistojnë disa shenja që tregojnë se besimin e kemi të dobët, mirëpo pas shenjave normal se duhet të merren shkaqet për përforcimin e tij.

Shenjat e besimit të dobët janë: 

1. Bërja e mëkateve duke mos ndier keqardhje.

2. Fortësia e zemrës dhe mosdëshira për të lexuar Kuran.

3. Ndjenja e përtacisë për në vepra të mira, p.sh. vonimi në namaz.

4. Neglizhimi i praktikimit të sunnetit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

5. Disponimi i lëkundshëm, për shembull; hidhërimi për gjëra të vogla dhe të qenurit gjithmonë i bezdisur dhe i irrituar.

6. Nuk ndjen asgjë kur dëgjon ajete nga Kurani, për shembull ajetet ku All-llahu na tërhjek vërejtjen nga dënimi i Tij dhe na premton gjëra të mira.

7. Vështirësi për në përkujtimin e All-llahut dhe bërjen e dhikrit.

8. Kur nuk ndjehet keq për raste kur shkelen dispozitat e All-llahut.

9. Lakmia për pozitë dhe pasuri.

10. Të qenurit i lig dhe koprac, mos dëshira për dhënie nga pasuria.

11. Urdhëron të tjerët në vepra të mira, kurse vet ato të njëjtat nuk i vepron.

12. Të ndjehet i kënaqur kur të tjerët nuk përparojnë.

13. Përkufizimi i interesimit për një vepër vetëm në ate se a është hallall apo haram një vepër, dhe duke mos u larguar nga mekruhet (veprat e urejtura).

14. Përqeshja e njerëzve që bëjnë punë të mira, në dukje të thjeshta, si p.sh. pastrimin e xhamisë.

15. Mos brengosja për gjendjen e muslimanëve.

16. Kur nuk ndjen përgjegjësi për të bërë diçka për fenë islame.

17. Dëshira për të bërë debat, vetëm për shkak të debatit, pa argument.

18. Kur është i preokupuar gjithnjë me punë të dunjasë, dhe ndjehet keq vetëm kur humb të mira materiale.

19. Është i preokupuar me dukjen e tij.

Si mund ta rritim besimin tonë: 

1. Lexo Kuran dhe mendo rreth domethënies së asaj që e lexon, do të qetësohesh dhe do të zbutet zemra. Që të arrish përfitim optimal, ke në kujtesë se me këte (me leximin e Kur’anit fisnik) All-llahu të fletë ty. Njerëzit janë të ndarë në kategori të ndryshme në Kuran, mendo për ate se në cilën kategori je!

2. Mendo rreth madhështisë së All-llahut. Çdo gjë është nën kontrollin e Tij. Në çdo gjë që e shohim ka argumente që na tregojnë madhështin e Tij. Çdo gjë ndodhë me lejen e Tij. All-llahu e mbikqyrë dhe e sheh çdo gjë, bile edhe “bubrecin e zi mbi një gurë të zi në natën e erët”

3. Bën përpjekje që të fitosh dituri, së paku për gjërat që të nevojiten në jetën e përditshme, si p.sh. marrja e abdesit në mënyrë korekte. Mësoi dhe kuptoi emrat e bukura dhe cilësitë e larta të All-llahut. Njerëzit që kanë devotshmëri janë ata që kanë dituri.

4. Mundohu të gjendesh në mexhlise ku përmendet All-llahu. Ato tubime janë të rrethuara me melekë.

5. Ti shtojmë veprat e mira. Një vepër e mirë të shpie në një të mirë tjetër. All-llahu do t’ia lehtëson punët atij që jep sadaka dhe do t’ia lehtëson veprimin e punëve të mira. Veprat e mira duhet të bëhen në mënyrë të vazhdueshme, jo me ndërprerje.

6. Duhet të frikësohemi nga përfundimi i keq i jetës, përkujtimi i vdekjes është shkatërrues i kënaqësive të kësaj bote.

7. Përkujtoi gradat e ndryshme në ahiret, për shembull kur të vendosemi në varr, kur të gjykohemi, a thua do jemi për në xhennet apo në xhehennem?

8. Bën dua (lutje), ji i vetdijshëm se ne kemi nevojë për All-llahun. Mos lakmo për të mirat e kësaj bote.

9. Dashuria jonë që e kemi ndaj All-llahut duhet të tregohet me vepër. Ne duhet të shpresojmë se All-llahu do ti pranon veprat tona dhe të frikësohemi mos kemi bërë gabim. Në mbrëmje, para se të flejmë, duhet të mendojmë se sa vepra të mira kemi bërë gjatë asaj dite.

10. Kuptoj pasojat dhe efektet e këqija që kanë mëkatet. Besimi ynë rritet me vepra të mira dhe zvogëlohet me mëkate. Çdo gjë që ndodh, ndodh me dëshirën e All-llahut. Kur na ndodhë ndonjë fatkeqësi – ajo gjithashtu është nga All-llahu. Ajo është rezultat direkt i mëkateve tona.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button