BDI sërish fajëson PDSH-në për përmendoret e reja

Nëpërmjet një komunikate, BDI, pas vendosjes së pesë përmendoreve të reja në qendër të Shkupit fajëson PDSH-në.

“Qëndrimi i Bashkimit Demokratik për Integrim për projektin kontrovers Shkupi 2014 është konsekuent dhe mbetet i pandryshueshëm. Ky projekt nuk pasqyron realitetin e shoqërisë në Maqedoni dhe paraqet një pasqyrë in ekzistuese monoetnike dhe mono fetarë të vendit. Në vitin 2007, projekti kontrovers, monoetnik dhe monofetar Shkupi 2014, u miratua nga Ministrat e PDSH-së të cilët qeverisnin me vendin pa votat e shqiptarëve dhe nëpërmjet të uzurpimit të institucioneve shtetërore. Në Qershor të vitit 2014, PDSH mbeti besnike ndaj projektit që e karakterizon këtë parti politike. Në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit në muajin qershor, pika e 15 e rendit të ditës ishte miratimi i vendimit për vendosjen e 5 përmendoreve”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

BDI nëpërmjet kësaj komunikate sqaron çështjen e projektit Shkupi 2014.

“Ky vendim kalohet me shumicë të dyfishtë dhe këshilltarët shqiptar lehtësisht mund ta rrëzonin nga rendi i ditës. Por, këshilltarët e PDSH-së të cilët qëndruan në mbledhje deri në pikën e 14 të rendit të ditës, çuditërisht u tërhoqën nga mbledhja para votimit të pikës së 15 (përmendoret) dhe në këtë mënyrë e mundësuan miratimin e këtij vendimi, për të cilin këshilltarët e BDI votuan kundër. Në këshillin e qytetit të Shkupit, VMRO DPMNE ka 6 këshilltar jo maqedonas, BDI ka 5, PDSH ka 3 dhe LSDM 1.

Në mbledhjen e lartpërmendur, gjer në pikën e 14 të rendit të ditës kanë qenë prezent 4 këshilltar nga BDI dhe 2 nga PDSH që mjaftonte për ta ndaluar miratimin e kësaj pike nga rendi i ditës sepse edhe këshilltarja e LSDM votoi kundër. Por, për fat të keq të Shkupjanëve dhe shqiptarëve në përgjithësi, PDSH kishte marrëveshje paraprake për ta përkrahur vendosjen e 5 përmendoreve të reja, njëjtë sikur që e përkrahi edhe projektin Shkupi 2014.

Përmendoret e reja në qytetin e Shkupit, ashtu si i gjithë projekti Shkupi 2014, bashkë me të gjitha projektet monoetnike dhe monofetare në kryeqytet mbajnë firmën dhe miratimin e Partisë Demokratike Shqiptare.

BDI u përpoq që ti jep karakter multietnik projektit duke ndarë mjete buxhetore për Sheshin Skënderbeu në Shkup, Teatrin Kombëtar Shqiptar në Shkup, Teatrin dhe Bibliotekën në Tetovë, Kampusin Universitar në Shkup bashkë me tre përmendoret shqiptare që janë miratuar për tu vendosur në shesh, por pa marrë parasysh të gjitha këto, mbetet shija e hidhur tek të gjithë ne për këtë trashëgimi që PDSH po ia lë Shkupit dhe të gjithë shqiptarëve në përgjithësi.” thuhet në komunikatën e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. BDI per 5 permendore vetem nji komunikat na e mbyll gojen , si duket edhe shum permendore do kemi sa her si do bjere shi si kepurdhat.

Back to top button