Çair, familja në rrezik, shembet muri nga ndërtimi i objektit gjigand (FOTO)

Qytetarët e brengosur të Çairit në kuadër të lëvizjes “Duam Çair të pastër” reagojnë për rrezikun që i kanoset një familjes nga ndërtimi i një objekti gjigant në afërsi të saj. Si që shihni në fotografitë më poshtë, është shembur muri nga gropa e hapur dhe në mënyrë plotësuese shirat që bien e bëjnë më të lehtë shembjen e dheut.

Cair, ndertime murri qe shembet (2)

 

Cair, ndertime murri qe shembet (3)

“Shkaqet pse kjo gropë është ashtu janë irrelevante! Dëmi ju bë një familjeje e cila jeton aty! Ju shemb muri nga kjo gropë dhe shirat që bien duke e bërë më të lehtë shembjen e dheut! Rreziku tani i kanoset shtëpisë dhe asaj familje që jeton aty!  Me të vërtetë është papërgjegjësi që nuk ndërmerren masa konkrete që të sigurohet kjo familje! Nuk duam të frikësojmë atë familje, por ata çdo ditë aty jetët i kanë në rrezik, si munden të vazhdojnë jetesën aty në këso rrethanash të rrezikshme se kuptojmë?” thonë për Portalb, anëtarët e lëvizjes qytetare “Duam Çair të pastër”.

Cair, ndertime murri qe shembet (6)

Ata shprehen se nëse kësaj familje i ndodh më e keqja, nuk do të ngurrojnë të ngrenë padi penale për ata që lejuan që të shembet muri.
Cair, ndertime murri qe shembet (5)

“Ne kërkojmë të ndërmerren masa konkrete që të evitohet tragjedia!” thonë ata.

Cair, ndertime murri qe shembet (1)

Portalb kontaktoi me Komunën e Çairit por ata nuk ishin të kapshëm për prononcim në lidhje me këtë problem. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button