Arrestimi i Fullanit, Rama takon Nishanin: Të sigurohet qëndrueshmëria në BSH

Pas arrestimit të ish-Guvernatorit Ardian Fullanit, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në BSH, Rama ka ndarë me Nishanin pikëpamjet për situatën e re të krijuar në Bankën e Shqipërisë, pas arrestimit të ish-Guvernatorit Ardian Fullani.

Sipas informacioneve që përcjell zyra e shtypit në Kryeministri, pikëpamjet e tyre kanë qenë plotësisht konvergjente lidhur me domosdoshmërinë e sigurimit të një vijimi sa më të qëndrueshëm të punës së Bankës së Shqipërisë.

“Ndërkohë që në çdo hap të mëtejshëm drejt normalizimit, duhet mbajtur parasysh, qoftë forcimi i pavarësisë së institucionit, qoftë garantimi i standardeve më të larta të profesionalizmit në drejtimin e Bankës së Shqipërisë.”-thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.(BW)

Lajme të ngjashme

Back to top button