‘ZGJOHU’, Shkupi qytet i përmendoreve

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! reagon ashpër ndaj vendosjes së pesë përmendoreve të reja në Shkup për të cilat nuk dihet as sa kanë kushtuar, as kush i ka porositur e as kush i ka paguar.

Po vendosen përmendore të reja gjersa rrugët e Shkupit po vërshohen çdo ditë nga shiu më i vogël, gjersa kanalizimi mungon në gati se të gjitha lagjet e kryeqytetit, ndërsa rrugët, ndriçimi, parqet, spitalet, shkollat janë në mjerim.
Kur do të tejkalohet kjo krizë e identitetit? Edhe sa përmendore ju duhen që të ndjeheni ashtu si ju mendoni që duhet të ndjeheni?

Shkupi po shndërrohet në qytet ku përmendoret kanë prioritet para qytetarëve të cilët jetojnë në këtë qytet dhe kontribuojnë nëpërmjet të taksave në mbarëvajtjen e qytetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button