Thaçi: Kushtetuta e Kaçanikut e rëndësishme për vetëdijen shtetformuese

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Kushtetutës së Kaçanikut.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar këtë datë, duke thënë se Kushtetuta e Kaçanikut është e rëndësishme për vetëdijen shtetformuese të Kosovës.

Lexojeni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

“Bazuar në Deklaratën e Pavarësisë së 2 korrikut 1990, 24 vjet më parë, më 7 shtator në Kaçanik, u shpreh vullneti politik i popullit të Kosovës, me shpalljen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ky akt i guximshëm u mirëprit gjerësisht nga qytetarët e Kosovës, të cilët me mund dhe sakrifica të parreshtura arritën ta çlirojnë Kosovën, dhe ëndrrën e shumë brezave e bën realitet më 17 shkurt 2008. Dita e Kushtetutës së Kaçanikut është datë e rëndësishme e vetëdijes shtetformuese të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button