10 të vdekur në një aksident me ashensor në Turqi

Së paku dhjetë persona kanë vdekur nga rrëzimi i një ashensori në lagjen qendrore të Stambollit Mecidiyekoy, të shtunën në mbrëmje.

“Dhjetë punëtorë janë konfirmuar të vrarë në aksident,” tha Guvernatori i Stambollit Huseyin Avni Mutlu pas aksidentit.

Shkaku i saktë i aksidentit ende nuk dihet.

Tetë persona janë arrestuar në lidhje me këtë incident. “Një hetim është duke u zhvilluar, dhe numri i personave në paraburgim të mund të rritet.”

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) Turqia renditet e para në Evropë dhe e treta në botë për aksidentet fatale në vendin e punës. ILO thotë se 18 nga 100,000 punëtorë të siguruar vdesin çdo vit në aksidentet në punë, shtatë herë më e madhe se mesatarja e BE-së, që është 2.5. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button