Ukraina tronditet nga granatat, pavarësisht armëpushimit

Shpërthime te fuqishme janë dëgjuar në qytetin e Mariupolit në Ukrainë, pavarësisht armëpushimit të arritur mes qeverisë dhe rebelrëve pro-rusë.

Sipas mediave të huaja, shpërthimet kanë qenë intensive gjatë gjthë natës në të gjithë qytetin, I cili është parë nga rebelët si një pikë kyçe drejt Krimesë. Të shtunën, presidentët e Ukrainës dhe Rusisë dekalaruan se armëpushimi në lindje të Ukrainës po funksionon.

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko dhe homologu i tij rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike për hapat e mëtjeshmë të armpëshimit, duke theksuar nevojën “për të maksimizuar përfshirjen” e OSBE-së në monitorimin e armëpushimit.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu rrugët për bashkëpunimin në dhënien e ndihmës humanitare në rajon. Marrëvehsja mes palëve u nënshkura në Minsk të Bjellorusisë dhe u përshëndet gjtihashtu edhe nga ndërkombëtarët.

Në 24 oorët e parë situata dukej e qetë në lindje të Ukrainës, por në prononcimet e qytetarëve në Donëjsk, skepticizmi ishte I madh. Dhe në fakt dyshimet e tyre për një armëpushim afatgjatë u vërtëtatuan në orët e vona ta natës të djeshme, ku Mariopoli ishte në flakë. Deri tani 2.600 persona kanë humbur jetën në konfliktitin në lindje të Ukrainës që nga muaji prill.

Lajme të ngjashme

Back to top button