Unaza inteligjente që ju lajmëron për thirrjet dhe mesazhet

Pajisjet që vishen, si orët inteligjente, byzylykët, Google Glass, e të tjera, po pëlqehen shumë nga njerëzit dhe po blihen vazhdimisht. Tani është krijuar një tjetër aksesor që përveç se mund të vishet, është edhe inteligjent.

Bëhet fjalë për unazën inteligjente Mota SmartRing, e cila mund të përdoret si bizhuteri në gishtin tuaj, si dhe mund të lidhet me telefonin inteligjent dhe ju njofton kur vijnë njoftime, mesazhe tekstuale ose thirrje telefonike.

Ideja e krijimit të një unaze në vend të një ore është se tek unaza mund të shihni pa rënë në sy tek të tjerët kur ju vijnë njoftime, sidomos kur jeni në një takim pune. Ju mund të vini edhe një vibrim specifik për persona të caktuar ose për mesazhet, kështu ju do ta kuptoni se kush po ju shqetëson pa pasur nevojë që të shihni tek unaza.

SmartRing do të shfaqë mesazhet tekstuale, mesazhet elektronike, telefonatat, njoftimet në Facebook dhe Twitter, e të tjera. Fillimisht do të funksionojë vetëm me pajisjet me iOS dhe Android.

Unaza mund të furnizohet me internet me valë. Bateria mund të zgjasë një deri në dy ditë. Mota SmartRing është rezistente ndaj ujit dhe përplasjeve, që do të thotë se ju mund ta trajtoni si një unazë të zakonshme. Kjo unazë mund të blihet tek Indiegogo për 75 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button