Shqipëria sot e nis turin eliminator Euro 2016

Kombëtarja shqiptare e futbollit, sot nisin turin eliminator për Euro 2016 që mbahet në Francë.
Të përzgjedhurit e Di Biassit, i pret një udhëtim i vështirë, ku në Portugali do të ndeshen me kombëtaren e këtij vendi.

Kombëtarja shqiptare në këtë sfidë hynë me një motiv të madh, ku me disa përafrime që janë bërë, Di Biassi, ka krijuar një ekip shumë konkurrues. Në anën tjetër Portugalia nuk do të mund të llogarisë në kapitenin e tyre, Cristiano Ronaldo, i cili për arsye të dëmtimit, do të mungoj në këtë ndeshje.

“ Një barazim do të ishte i mirë, por le të shohim se çfarë do të na ofrojë loja. Ne kemi ardhur këtu për të zhvilluar lojën tonë dhe provuar shanset tona. E respektojmë kundërshtarin, por sigurisht që nuk kemi ardhur këtu për shëtitje, do të mundohemi të mos gabojmë në veprimet mbrojtëse dhe do të sulmojmë atëherë kur duhet të sulmojmë”, ka deklaruar Di Biassi në prag të kësaj ndeshjr.
Portugali – Shqipëri, luhet nga ora 20:45.

Lajme të ngjashme

Back to top button