Dita 5: I suksesshëm për hir të …?

Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e botrave”. (Surah El-En’am: 162) 

Kështu që, produktiviteti dhe përpjekjet tona duhet të jenë të drejtuara drejt Tij dhe nga ajo që Ai është i kënaqur. Disa herë, ne bëjmë veprime thjesht se duhen bërë, pa pasur në konsideratë qëllimet pas tyre.

Pavarësisht se dimë që, “veprat janë të vlerësuara sipas qëllimeve”. (Sahih El-Bukhari & Muslim) 

Herës tjetër, kur të nisni një veprim të dobi¬shëm, pyeteni veten tuaj: “A është kjo për hir të Allahut të Lartësuar, apo jo?”

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit

Lajme të ngjashme

Back to top button