Ademi ende nuk ka firmosur vendimin për emrat e rinj të shkollave në Çair

Zyrtarizmi i emrave të katër shkollave në Çair i filluar para dy vitesh edhe më tej vazhdon të mbetet peng i ministrit të Arsimit.

Edhe pse tashmë 3 muaj këtë ministri e drejton kuadër i BDI-së, sekretari i përgjithshëm Abdilaqim Ademi, ky i fundit ende nuk ka firmosur vendimin për emrat e rinj të shkollave në Çair.

Ademi tha sot se kjo çështje po shqyrtohet dhe se i njëjti do të nënshkruhet në momentin kur do të ketë pëlqim nga të gjithë faktorët.

Nga komuna e Çairit disa herë kanë theksuar se ndryshimi i emrave të shkollave është bërë në mënyrë të ligjshme duke marr pëlqimin edhe të prindërve, nxënësve, këshilltarëve dhe vet kreut të komunës Izet Mexhiti dhe se tani e ka radhën ministri i arsimit që të përmbyll këtë problem. Dy vjet më parë Komuna e Çairit kishte miratuar vendimin për emërtimet e reja të katër shkollave shqipe: “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina”, “Jashar Bej Shkupi” dhe “Imri Elezi”.

Lajme të ngjashme

Back to top button