Rrugëtimi i të rrinjve pa destinacion

E gjithë kjo rini e marshuar drejt universiteteve, me mijëra studentë të diplomuar e thujase po aq te papunësuarë, është ky realiteti i pamëshirshëm e vrastar me të cilin ballafaqohet rinia shqiptare në vendin tonë.

Duke e analizuar më detajisht e thellësisht këtë realitet hasim me dilemën se a thua vallë këto universitete ju servojnë cilësi aq të larta të dijes sa që të rinjtë nuk shohin rrugëdalje tjetër pos universitetit apo se aty gjendet shpresa e tyre duke menduar se ato shërbejnë për të prodhuar dije dhe për të krijuar elitat e së ardhmes. Fatkeqësisht, kjo shpresë, ky mund, ky mision dhe ky përkushtim i tyre goditet me thikë pas shpine nga politizimi dhe nepotizmi galopant që i ka përfshirë universitetet dhe institucionet shtetërore. Ndaj, e kemi më se të qartë dhe evidente mungesën e arsimit cilësor akademik, e cila krijon antivlera tek universitetet e megjithatë, ky rrugëtim i të rinjve nuk ka të ndalur pasi tendencat, aspiratat dhe vizioni i tyre mbështetet te universitetet dhe në faktin se pas diplomimit do të punësohen më lehtë.

Në ditët e sodit edhe për të kërkuar vend si pastruese të nevojitet diplomë universitare, gjë që mund ta fitosh shumë lehtë në duar, bile as pa i frekuentuar dyert e universitetit. Jorastësisht, kemi gjithë këto të diplomuarë, magjistër e doktorë shkencash sepse sot është barazuar vlera e indeksit me librezën e partisë dhe jo rrallëherë e dyta e tejkalon të parën. Megjithatë, pjesa dërmuese elitare e rinisë së aftësuar dhe me kapacitete të larta intelektuale dhe njerëzore, si destinacion gjejnë mërgimin për tu distancuar nga këto viruse që kanë kapluar shoqërinë tonë dhe për të përmbushur prioritetet e tyre jetësore.

Parë nga të gjithë këto këndvështrime, rrugëtimi i të rinjve është nëpër labirinthe duke u munduar që gjithësecili të gjej destinacionin për të arritur zbatimin e qëllimeve, vizioneve dhe ëndrave në një realitet të hidhur e të zymtë ku vlerësohet i padituri dhe zhvlerësohet i dituri, ku respektohet i koruptuari dhe anatemohet i ndershmi, ku lavdërohet krimineli dhe diskriminohet e margjinalizohet i drejti.

Lajme të ngjashme

Back to top button