Ademi: Ndryshimet e propozuara nuk do të thotë largim nga puna e mësimdhënësve të cilët grevojnë

Ndryshimet e propozuara të ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm, të cilat hynë në procedurë kuvendore, kanë të bëjnë në më shumë çështje, ndërsa dispozita të mos ketë ndërprerje të mësimit në rast të grevës të mësimdhënësve është njëra nga këto, tha në konferencën për shtyp ministri Abdilaqim Ademi.

“Propozimi në anjë rast nuk parashikon ndërprerje të marrëdhënies së punës, gjegjësisht largim nga puna të arsimtarëve dhe profesorëve të cilët do të grevojnë. Qëllimi kryesor i dipozitës së propozuar, nëse miratohen ndryshimet e ligjeve, është të mos ketë ndërprerje të mësimit, sepse procesi arsimor është interes publik. Në asnjë rast nuk e kemi qëllimin t’i shkelim të drejtat e punëtorëve, por nëse ka ndërprerje të mësimit duhet pastaj të sjellim programe të posaçme. Në asnjë rast nuk duam të kemi ndikim në vendimin SASHK-ut nëse do të grevojë apo jo. Ajo është e drejta e tyre dhe e garanton edhe Kushtetuta dhe ligjet”, tha Ademi duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

Ai sqaroi se me kërkesë të drejtorëve të shkollave deri te kryetarët e komunave, ndërsa për shkollat shtetërore deri te ministri, mundet përkohësisht të punësohen mësues të rinj të cilët do ta vazhdojnë mësimin derisa zgjat greva.

Ademi theksoi se janë të hapur për bashkëpunim me Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) me përfaqësuesit të së cilës, siç tha, ka pasur vetëm një takim i cili ka zgjatur 20 minuta.

Në propozimet e propozuara të ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm, janë paraparë edhe risi për shpërblime dhe dënime të mësimdhënësve me shmangie më të vogël gjegjësisht më të madhe në notim.

LEXO: SASHK javën e ardhshme do të vendos nëse arsimtarët do të shkojnë në grevë të përgjithshme

Lajme të ngjashme

Back to top button