Zajmina kopjon Zanfina Ismailin!

Se Zanfina di të jetë në hap me trendët e fundit në botë, na e ka dëshmuar sa herë paraqitet në skenë. E kjo këngëtare përveç se është komentuar për dukjen e saj e cila të lë me gojë hapur, shpesh është kopjuar edhe nga koleget e veta.

Së fundmi Zanfina ka ndryshuar modelin e flokëve të saj, flokët e saj të gjata këngëtarja i ka shkurtuar deri mbi supe, ndërsa me këtë vetes i ka sjellë një freski të jashtëzakonshme.

Por si duket ky ndryshim i Zanfinës i ka pëlqyer edhe këngëtares Zajmina Vasjari e cila vetëm një javë pas Zanfinës, i ka prerë flokët në të njëjtin model. Mbetet të presim cila këngëtare do të prej flokët në po të njëjtin model.

Lajme të ngjashme

Back to top button