Arabia Saudite nuk shquhet vetëm për naftë dhe sheriatin!

Arabia Saudite shquhet për ide konzervative dhe pasuri të mëdha të naftës në botë. Mirëpo ajo ka edhe shumë cilësi tjera që shumë pak banorë i njohin. Përshembull, në Arabinë Saudite ka një teatër në qytetin Khobar.

Poashtu po nga kjo mbretëri, kohët e fundit kanë dalë edhe kompozitorë të njohur si Tarek Abd al-Hakim dhe Saraj Omar, gjithashtu edhe këngëtarë e muzikantë si Mohammed Abdu dhe Talal Maddah.
Në vitin 2013, një grua, Haifaa al-Mansour, krijon edhe filmin e parë në Arabinë Saudite.

Së fundi qarkullon edhe një video ku disa artistë arabë perfomojnë një kënge xhamajkane, por kuptohet, pa instrumente, pasi ata janë të ndaluara në Arabi. Videon e këngës mund ta shikoni më poshtë. /Fitim Dika, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button